Vuçiq thotë se është vendim i Kosovës që të mos ketë takim

Vuçiq thotë se është vendim i Kosovës që të mos ketë takim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ‘me 99 për qind e sigurisë mund të themi se takimi në Paris nuk do të mbahet’.

Mendoj se shqiptarët nuk janë të gatshëm për të folur për ndonjë gjë të rëndësishme dhe se në mënyrë të veçantë dëshiruan t’iu dërgojnë një mesazh gjermanëve dhe francezëve se nuk janë evropianët janë ata që duhet të zgjidhin problemin e Kosovës,” tha Vuçiq për TV Pink.

Vuçiq tha se Serbia ka vepruar në mënyrë konstruktive, serioze dhe se dëshiron dialog dhe zgjidhje konstruktive, por nuk dëshiron të hyjë në bisedime në të cilat duhet të thonë paraprakisht se do të nënshkruajnë njohjen e pavarësisë.

Ai tha se të gjitha këto janë gjëra që tregojnë se Prishtina nuk dëshiron dialog dhe se dëshiron me të gjitha të menaxhojë SHBA dhe askush tjetër.

Unë mendoj se vendimi i tyre është që të mos ketë takim,” tha ai, duke treguar se shanset janë më pak se një për qind që shqiptarët të pranojnë për të diskutuar në lidhje me heqjen e taksës.

Takimi në Paris do të mbahet vetëm nëse shqiptarët thonë se do të veprojnë seriozisht dhe kjo nuk do të jetë“, shtoi Vuçiq.

Ndërkohë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media tha se nëse përgatitjet shkojnë mirë, do të mbahet, nëse jo do të shtyhet. “Nëse përgatitjet shkojnë mirë me siguri se do të mbahet, por nëse nuk janë kryer përgatitjet edhe mund të shtyhet… mund të ndodhë që do të shtyhet”, tha Haradinaj.

Ai siguroi që Kosova i ka të qarta qëndrimet lidhur me temat e caktuara./21Media