Vuçiq i dhuroi Putinit Qenin e Sharrit

Qenin e emëruan “Pasha”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka marrë sot dhuratë nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiqi një pastor Ilir, të cilin e kanë emëruar me emrin ‘Pasha’. Kjo dhuratë i është bërë Putinit për arsye se presidenti rus shquhet për dashurinë e tij ndaj qenve.

Këlyshi është racë e Qenit të Sharrit, dhe është vetëm tre muajsh. Atij i janë përgatitur ndërkohë edhe dokumentacionet e nevojshme për të udhëtuar drejt Rusisë.

Kjo nuk është hera e parë që Putinit i dhurohet një qen. Më herët gjatë një vizite në Bullgari, Putinit i është dhuruar një qen i cili ruhet nga barinjtë. Gjithashtu presidenti rus ka marrë dhuratë edhe një qen të llojit “Akita”, nga zyrtarët e shtetit japone

Se Vuçiq do t’i dhurojë Putinit qenin e Sharrit u paralajmërua edhe dje në media, andaj kjo ngjalli reagime tek kosovarët.

Reja e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Blerta Kllokoqi Rugova dje ka kujtuar një përshkrim të Rugovës sipas të cilit ai Qenin e Sharrit e quante Qeni Mollos Ilir./21Media

Back to top button