"Bisedimet mund të rinisin vetëm pas heqjes së taksave"

“Bisedimet mund të rinisin vetëm pas heqjes së taksave”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Beograd me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister.

Vuçiq theksoi se Serbia mbështet në mënyrë të vendosur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por se bisedimet mund të rinisin vetëm pas heqjes së taksave.

Ndërsa, McAllister vlerësoi përparimin në funksionimin e Parlamentit të Serbisë dhe theksoi nevojën për të punuar në reformat e ligjit zgjedhor.