Vuçiq kërkon nga serbët të mos bashkohen me Ushtrinë e Kosovës

“I kam lutur serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me serbë të Kosovës, ka deklaruar se serbët e këtij vendi nuk duhet të shkojnë në Ushtrinë e Kosovës.

“I kam lutur serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës dhe të mendojnë pse është formuar ajo, cilat janë nevojat dhe qëllimet e atyre që e kanë formuar“, citon danas.rs të ketë thënë Vuçiq.

Sipas fjalëve të tij, serbë në Anamoravën e Kosovës kanë presione të mëdha që t’i bashkohen kësaj Ushtrie dhe ka shfaqur shpresën se ata do t’iu rezistojnë presioneve .

Ai ka shfaqur shpresën se Kosovën do ta vizojë pasi të ulen tensionet.

Vuçiq ka treguar se serbët janë ankuar se u mungojnë mallrat serbe në Shtërpcë e Graçanicë pas vënies së taksës.

“Do të shohim si do ta zgjidhim këtë e bota të bëjë preson tek i përkëdheluri i tyre, ndërsa të gjejmë mënyra e rrugë si ta furnizojmë popullin tonë”, ka përfunduar Vuçiq.

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u mbyll sot. Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa deri më tani kanë aplikuar mbi 5 mijë të interesuar.

Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor të vitit të kaluar, ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës./21Media

Back to top button