Vuçiq: Kompromis pas heqjes së taksës

“Serbia gjithmonë do të përpiqet të bëjë kompromis me shqiptarët”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar sot se zgjidhja për Kosovën do të jetë e vështirë, por tha se ai pret që pala kosovare të heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Vuçiq gjatë një vizite në Pançevë tha se Serbia gjithmonë do të përpiqet të bëjë kompromis me shqiptarët nëse heqin tatimin ndaj mallrave serbe.

“Po presim që ata të shfuqizojnë këto tatime të paarsyeshme. Nëse nuk do t’i heqin kurrë, asgjë. Do të jetojmë me këtë problem. Nëse i heqin ato, gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis”, porositi Vuçiq.

Ndryshe, pala kosovare ka bërë të qartë se nuk do të ketë heqje të taksës derisa Serbia të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Back to top button