Vuçiq mohon se do të takohet me Kurtin, thotë se Radojçiqi ka të drejtë të jetojë ku të dojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar se ësht¡ caktuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“S’është e vërtetë. Nuk më ka pyetur askush. Nuk iki unë nga ndonjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet. Unë nuk ik”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.
Lidhur me videon e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, se ai është kthyer në Leposaviq, Vuçiqi ka thënë se nuk e kupton mesazhin që Radojçiq ka dashur ta përçonte. Ka thënë se nuk i intereson për mesazhin e tij.
“Nuk më intereson për mesazhin, pyeteni atë. Thanë se Radojçiqi u paraqit nga Leposaviqi. Ka thënë se është kthyer dhe se do të qëndrojë atje. Pyeteni për mesazhin që ka dashur ta përcillte dhe si u pranua mesazhi. E bëri videon në Leposaviq sepse jeton në Kosovë. Ka të drejtë të jetojë ku të dojë”, është shprehur ai. “A dëshironi që ne t’i urdhërojmë njerëzit të tërhiqen nga veriu i Kosovës për në pjesën qendrore të Serbisë? Ku qëndron Radojçiqi, në Kosovë ose jo, është çështje e tij private. S’ka të bëjë asgjë me shtetin dhe s’ka pasur kurrë”.

Back to top button