Vuçiq: Populli po thotë kosova të mbetet si është, nuk dal kundër vullnetit të popullit

Vuçiq: Populli po thotë kosova të mbetet si është, nuk dal kundër vullnetit të popullit

Kryetari i Serbi Aleksandar Vuçiq ka theksuar se ajo që kishte menduar të jetë zgjidhje për Kosovën, ka hasur në kundërshtim tek opinioni në Serbi

Ai ka shtuar se gjithmonë është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromis dhe t’ia ofrojë atë popullit , porse kjo nuk po shihet në horizont.

Duke treguar pse s’e kishte paraqitur propozimin vet për këtë çështje, Vuçiq, siç citon ë televizion shtetëror serb RTS, ka thënë:

“Kam konstatuar se populli praktikisht po thotë se e tërë Kosova duhet të mbetet kështu, se duhet t’i kemi kufijtë në Jarinë e Bërnjak. Nëse populli thotë kështu, çfarë të bëj, nuk mundem unë kundër vullnetit të popullit dhe duhet respektuar dëshirën qytetarëve”./koha.net