Flamuri kombëtar në zyrën e Kurtit, Vuçiq i drejtohet publikisht me pyetje ambasadorit britanik

Flamuri kombëtar në zyrën e Kurtit, Vuçiq i drejtohet publikisht me pyetje ambasadorit britanik

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti para dy ditësh ka pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Në zyrën e Kurtit i vendosur ishte flamuri kombëtar por jo edhe ai i Kosovës. E një gjë e tillë si duket e ka penguar presidentin serb, Aleklsandar Vuçiq.

Ai përmes rrjetit social “Twitter”  i ka bërë disa pyetje Abbott-it. “Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, është shprehur  Vuçiq.

Gjatë takimit të mabjtur të hënën, Abbott i kishte uruar Kurtit për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa ky i fundit e ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e deritashme të Britanisë për Kosovën.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta./21Media