Vuçiq pas takimit me Richard Grenell

Vuçiq pas takimit me Richard Grenell

“Askush nuk po na ofron një ndarje, askush nuk po na ofron asgjë. Ata nuk do të na japin asgjë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Kovin të Serbisë.

Presidenti serb e bëri këtë deklaratë pas vizitës së të dërguarit të SHBA-së, për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell në Beograd, transmeton rtv21.tv.

“Ne kemi diçka në imagjinatë dhe kemi nevojë të marrim diçka, por askush nuk do të na ofrojë asgjë, mbajeni në mend këtë”, shtoi Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se ato vende që njohën Kosovën duan ta shohin Serbinë pa Kosovën.

Vuçiq theksoi se askush nuk i ka ofruar asgjë për shtatë vjet kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës dhe theksoi se SHBA, e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do ta ndryshojë pozicionin e saj./21Media