Vuçiq takon Putinin

Fokus i takimit marrëdhëniet ekonomike

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, kryeministri Aleksandar Vuçiq, njëherësh kandidat për president, udhëtoi në Moskë ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Ditë më parë, Vuçiq ka takuar në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thuhet se Vuçiq do që t’iu tregojë zgjedhësve se ka edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, edhe të Rusisë.

Me të arritur në Moskë, Vuçiq tha se marrëdhëniet ekonomike do të jenë në fokus.

“Serbia synon që me Federatën Ruse të përshpejtojë marrëdhëniet ekonomike dhe të rrisë nivelin e tregtisë”, tha Vuçiq.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill.

Back to top button