Vuçiq flet rreth takimit Kosovë-Serbi

Vuçiq flet rreth takimit Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, gjatë vizitës së fundit në Beograd paralajmëroi organizimin e një takimi të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me pjesëmarrjen edhe të kancelares gjermane Angela Merkel.

Ndonëse nuk dha ndonjë datë të mundshme rreth takimit të ardhshëm, është tash presidenti i Serbisë ai që foli rreth kohës së mundshme.

Mendoj se vazhdimi i diskutimeve  për Kosovën me fuqitë e mëdha do të mbahet në shtator”, tha Aleksandar Vuçiq, pas takimit me studentët e Zyrës për të rinjtë në Beograd.

Ndonëse takimi i paralajmëruar për 1 korrik në Paris ka dështuar, Vuçiq tha se duhet pritur fuqitë e mëdha, duke aluduar në Francën dhe Gjermaninë, për të kryer punën e tyre.

Nëse nuk mundemi, gjeneratat e ardhshme duhet ta bëjnë. Nevojitet kohë për të diskutuar serish rreth disa çështjeve. Urrej ta hedh fajin në anën tjetër. Le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë punën e tyre. Ne gjithashtu duhet ta ndryshojmë veten“, tha Vuçiq, duke u zotuar se ai do të angazhohet për kompromis me Kosovën derisa të jetë gjallë.