Vujanoviq uron Metën

Vujanoviq ka uruar nëpërmjet një telegrami presidentin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka uruar nëpërmjet një telegrami presidentin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duke thënë se zgjedhja e tij në këtë post do të forcojë stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe do të forcojë lidhjet mes dy shteteve.

“Jam i bindur se zgjedhja juaj në interesin më të mirë të Shqipërisë, dhe forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon. Shfrytëzoj rastin të shpreh respektin për marrëdhëniet mjaft të mira të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi jonë, gjithmonë në rritje, bazohet në miqësinë tradicionale dhe interesin e përbashkët për përparimin e shteteve tona dhe arritjen e prosperitetit të qytetarëve”, ka thënë Vujanoviq.

Ai me këtë rast ka shprehur gatishmërinë për forcimin e lidhjeve në mes të dy shteteve, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe përshpejtimin e integrimeve evropiane.

Back to top button