"Nuk jeni vetëm"

“Nuk jeni vetëm”

Pas tërmetit të sotëm në Shqipëri, nga i cili vdiqën 21 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, qytetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare dhe jo vetëm po mobilizohen për të ndihmuar Shqipërinë.

Në mesin e atyre që shprehën gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë është edhe familja Vula, e cila ofron strehim dhe ushqim në Prishtinë për të pastrehët e Thumanit apo Durrësit, shkruan rtv21.tv

Në apartament mund të strehohen 10 persona të rritur dhe deri në katër fëmijë.

Këtë lajm e bëri të ditur rep-artisti i njohur kosovar, Ledri Vula përmes një postimi në instagram. “Nuk jeni vetëm”, shkroi Ledri në instagram, ku numëron 1 milion e 400 mijë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

Nuk jeni vetëm

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Shqipëria në mëngjesin e sotëm u trondit nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Numri i i viktimave nga tërmeti shkoi në 21, ndërsa raportohet për qindra të lënduar. Në mesin e viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri janë edhe dy vëllezër nga Gjilani.

Kjo ngjarje tronditi jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit, të cilat ngushëlluan dhe mbështetën popullin shqiptar. Për tërmetin e sotëm, i cili u mori jetën e dhjetëra njerëzve u shkrua edhe nga mediat prestigjioze botërore, CNN, BBC, The Guardian, etj.

Pas tërmetit të sotëm në Shqipëri, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpalli të mërkurën, 27 nëntor 2019 ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që vdiqën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë./21Media