“Vullneti i LDK-së është që të arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen “

Përfundoi mbledhja e LDK-së

Sapo përfundoi mbledhja e kryesisë së LDK-së. Në një prononcim për media pas mbledhjes, Besian Mustafa, tha se janë duke ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim që të arrijnë marrëveshje me VV.  Ai tha se ka përafrime me VV-në dhe do të vazhdojnë takimet me VV-në.  Ai shtoi se nuk ka barrikedime por janë duke diskutuar për mirëbesim.

Jemi ende duke diskutuar për të arritur një marrëveshje që të kemi propozime të përbashkëta për bashkëqeverisje”,tha ai.

Mustafa theksoi se mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje, por se vullneti i LDK-së është që të arrihet një e tillë.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot takim me kryesinë e partisë. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, Albulena Haxhiu nga VV në një prononcim për media tha se kjo ishte një mbledhje e rregullt e VV-së duke thënë se kreu i partisë, Albin Kurti i ka njoftuar për ecurinë e bisedimeve me LDK-në.

Haxhiu konfirmoi se VV do të takohet me përfaqësuesit e LDK-së sot në orën 16:00. /21Media

 

Back to top button