Vozitësi i veturës pas goditjes ik nga vendi i ngjarjes

Vozitësi i veturës pas goditjes ik nga vendi i ngjarjes

Në Vushtrri një vozitës i panjohur me veturë të panjohur ka goditur një motoçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti dhe pasagjeri i tij meshkuj K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë./21Media