Një sukses tjetër për qytetin e Vushtrrisë

Një sukses tjetër për qytetin e Vushtrrisë

Një muaj më parë, Vushtrria u rendit e dyta ndër komunat më transparente në Kosovë, shkruan rtv21.tv.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri në zgjedhjet e 2017 u zgjodh kryetar i Vushtrrisë. Ai po vazhdon me ndryshime në këtë qytet. Këtë e dëshmon edhe transparenca e tij për qytetarët e kësaj komune. Po ashtu në këtë vit, Vushtrria u zgjodh edhe për performancën më të mirë në Prokurim Publik për vitin 2019. Matësi i Performancës në Prokurim Publik, rendit Vushtrrinë si Komunën e parë në Kosovë për performancën më të lartë në prokurim publik, me 79 pikë.

Ai sot në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar qytetarët se Vushtrria ka fituar Grantin e Përformancës- Mjedis i Pastër. Shuma e fituar është rreth 219 mijë euro./21Media