Fjolla Ujkani deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës

Fjolla Ujkani deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës

Në zgjedhjet e vitit 2017, Lëvizja Vetëvendosje pati deputetin më të vjetër në Kuvendin e Kosovës, aktorin, Adem Mikullovci atëherë 78 vjeçar.

E sivjet ky subjekt politik thyen rekordin e ri , jo me deputetin më të vjetër, por me deputeten më të re, shkruan rtv21.tv

Për herë të parë në Kuvendin e Kosovës do të ulet një 22 vjeçare, Fjolla Ujkani.

Por, nuk është e vetmja rastësi që këto mosha rekodre i përkasin Lëvizje Vetëvendojse, pasi që Mikollovci dhe Ujkani kanë edhe një të përbashkët, vijnë nga qyteti i Vushtrrisë .

Fjolla Ujkani nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i sigurojë 7 mijë e 952 vota. Ujkani paraprakisht ishte edhe anëtare e Kuvendit Komunal të Vushtrisë si dhe anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa në kuadër të VV-së./21Media