Vushtrria iu ofron 500 qytetarëve mundësi punësimi

Vushtrria me fabrikë të re

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në zgjedhjet e 2017 u zgjodh kryetar i Vushtrrisë. Ai u ka premtuar qytetarëve ndryshime në këtë qytet.

Disa muaj më parë, Vushtrria u rendit e dyta ndër komunat më transparente në Kosovë, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa tani, Vushtrria po hap rrugët për investim privat. Në Vushtrri do të ndërtohet një fabrikë e cila do të punësoj deri në 500 punëtorë, ka njoftuar Tahiri përmes një postim të tij në rrjetin social Facebook.

Projekti i kompanisë Emona Group bashkë me investitorët kroat “Conex” dhe partnerët e tyre spanjoll parasheh investim mbi 7 milion euro në një fabrikë për përpunimin e paketimin e peshkut në Vushtrri. Ky është  nga vendimet më të rëndësishme të këtij mandati”, ka shkruar kryetari i Vushtrrisë.

Po ashtu në këtë vit, Vushtrria u zgjodh edhe për performancën më të mirë në Prokurim Publik për vitin 2019. Matësi i Performancës në Prokurim Publik, rendit Vushtrrinë si Komunën e parë në Kosovë për performancën më të lartë në prokurim publik, me 79 pikë./21Media

Back to top button