Vushtrria ka pranuar dy raste që kanë pësuar dëme

Probleme me energjinë elektrike në Vushtrri

Për dallim nga komunat tjera që kanë pësuar dëmtime të mëdha si pasojë e përkeqësimit të motit, Vushtrria është prekur më pak nga kjo stuhi.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpetim në Vushtrri, Bajrush Kusumi për 21Media ka thënë se nga qytetarët Komuna i ka pranuar dy raste që kanë pësuar dëme, por për fat nuk janë të mëdha.

Kusumi ka thënë se përgjegjësitë e Komunës po vazhdojnë punën në teren për të parë më afër se si është gjendja e qytetit.

“Dy kërkesa i kemi prej qytetareve, që ka pasur dëme edhe ato nuk janë të mëdha. Kemi dalë në teren natën e stuhise dhe ekipet ende po janë në tere. Ka pas problem me energjinë dhe vazhdon ende”, ka thënë Kusumi./21Media  

Back to top button