Vushtrria në finale

Vushtrria në finale

Ka përfunduar ndeshja e dytë gjysmëfinale në konkurrencën e femrave, shkruan rtv21.tv

Vushtrria ka triumfuar ndaj Prishtinës, me rezultat 23:19, duke siguruar kështu vendin në finale.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll po zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Prej orës 19:00 luhet gjysmëfinalja e dytë në konkurrencën e meshkujve mes Kastriotit dhe Besa Famgas.

Ndeshjet finale në hendboll mbahen të dielën./21Media