Hendbollistet e Vushtrrisë do të luajnë në finale të play-offit të Superligës së Kosovës

Hendbollistet e Vushtrrisë do të luajnë në finale të play-offit të Superligës së Kosovës

Finalen ndaj Istogut, Vushtrria e siguroi të mërkurën me fitoren 24:22 ndaj Prishtinës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:11 për vushtrriaset.

Ishte kjo fitorja e dytë e Vushtrrisë në gjysmëfinale, pas asaj të arritur të shtunën në Vushtrri me rezultat 26:19. Kështu Vushtrria me dy fitore kalon në finale. Vushtrria përfundoi stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në të tretin.

Të mërkurën më efikasja te Vushtrria ishte K. Avdiu me 6 gola, ndërsa A. Kelmendi realizoi 5 gola.

M. Sefedini e Q. Berisha shënuan nga 4 gola për Prishtinën.