VV thotë se vendit i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme

VV thotë se vendit i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka adresuar kritika të shumta ndaj kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. Sipas deputetes nga kjo parti, Albulena Haxhiu, në vend se Lumezi të ishte i përkushtuar në transformim të sistemit prokurorial, në mirëmenaxhim të tij, ai mban shumë pozita përveç asaj të kryeprokurorit.

Sipas saj, me qenë sot kryeprokuror në Kosovë nuk mjafton dita.

“Pra kemi kryeprokuror, që përveç se mban pozitën e kryeprokurorit të vendit, është edhe kryetar i këshillit drejtues në Akademinë e Drejtësisë, kryetar i komisionit për provimin e Jurisprudencës, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, anëtar i Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ndonëse ligji për parandalimin e interesit, i cili ka hyrë në fuqi vitin e kaluar e ndalon këtë”, tha ajo ndërsa ka shtuar se ani pse ky ligj ka hyrë në funksion, askush nuk e zbaton atë.

Haxhiu po ashtu ka thënë se nuk ka zbatim të këtij ligji, as nga ata që janë bartës të institucioneve, e në këtë rast nga kryeprokurori i shtetit. Sipas saj, ky nuk është rasti i vetëm dhe se ky problem duhet të adresohet.

Haxhiu ka shprehur shqetësim edhe për Telekomin, nepotizmin e klientelizmin.

Deputetja nga VV  ka thënë se kjo gjendje ndryshohet vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe sipas saj, kjo arrihet vetëm nëse qytetarët angazhohen dhe i ndalin bashkarisht. Edhe lideri i VV-së, Albin Kurti sot se zgjedhjet e reja në Kosovë janë aq të nevojshme. Sipas tij, në këtë situatë që ndodhet vendi, ndryshimi është nevojë jetike./21Media