Pak më herët PZAP hodhi poshtë kërkesën e LVV për herë të dytë

Pak më herët PZAP hodhi poshtë kërkesën e LVV për herë të dytë

Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë kërkesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për numërimin e votave të ardhura nga diaspora pas afatit të caktuar, kërkesë kjo që ishte refuzuar nga PZAP herën e parë.

Gjykata Supreme e kishte kthyer këtë vendim në rishqyrtim, mirëpo sot PZAP përsëri vendosi kundër kësaj kërkese, shkruan rtv21.tv.

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një shkrimi të publikuar në Facebook kanë bërë të ditur se këtë vendim të marrë do ta apelojnë në Gjykatën Supreme.

“Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.”, thuhet në shkrimin e LVV-së.

Në fund të shkrimit thuhet se bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë./21Media