VV kundër rritjes së pagave të qeveritarëve

VV kundër rritjes së pagave të qeveritarëve

Pas vendimit të Qeverisë për shfuqizimin e pezullimit të ngritjes së pagave për zyrtarët qeveritar dhe gjyqtarëve, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se është duke përgatitur kallëzim penal për kryeministrin dhe gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë vlerësuar se rritja e pagave nga ana e Qeverisë nuk përben shkelje kushtetuese.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se javën e ardhshme do ta ngritin kallëzimin penal.

“Gjykata Kushtetuese në këtë vendim ka krijuar një precedan tepër të rrezikshëm sepse me vendime të tilla secila Qeveri që vjen mund të ja rrisë pagën vetës. Ne kemi nisur të shkruajmë kallëzimin penal për kryeministrin dhe ministrat që kanë marrë pjesë në votim përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo

Haxhiu ka kërkuar mbështetje edhe nga partitë tjera opozitare dhe nga shoqëria civile lidhur me iniciativën e VV-së./21Media