Sonte në Debat Pernime u bisedua për Shëndetësinë

Sonte në Debat Pernime u bisedua për Shëndetësinë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitija ka thënë se partia e Albin Kurtit do të ndërtojë sistem.

“Kryesorja është ndërtimi i sistemit, pa ndërtim të sistemit asnjë prej tyre nuk realizohet. Në prioritet e ndërtimit të sistemit do të jetë sigurimet shëndetësore publike të paraprira nga sistemi informativ shëndetësor dhe protokolleve shëndetësore. Kjo ka me fillu garantimin e sistemin”, ka thënë Vitija.

Ai, poashtu premtoi edhe rritjen e buxhetit për sektorin e shëndetësisë dhe luftim të korrupsionit në këtë sektor.

“Rritja në investime në shëndetësi 120 milionë euro gjatë mandatit. Pacientëve tanë dhe  punonjësve shëndetësor nuk do të u mungojnë kurrë barnat, lista esenciale do të buxhetoret në atë mënyrë që  për rezultat të kemi barnat më të mira dhe më cilësore të mundshme. Me zero tolerancë ndaj korrupsionit”, deklaroi tutje Vitja.

Pikë tjetër për VV është avancimi i shërbimit gjinekologjik, ku mjekut familjar t’i mundësohet që t’i kryejë shërbimet bazike./21Media