VV e mohon: Nuk pritet dorëheqja e Glauk Konjufcës

VV mohon se do ta dorëzojë postin e Kryetarit të Kuvendit

Derisa në disa media po raportohet jo zyrtarisht që Glauk Konjufca pritet sot të jap dorëheqje, Vetëvendosje e mohoi këtë për 21Media.

Zëdhënësi për media nga VV, Arlind Manxhuka për 21Media deklaroi se nuk pritet shkarkimi i Konjufecës nga posti i Kryeparlamentarit, post ky për të cilin po insiston LDK ta marrë, për të bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje.

Manxhuka po ashtu deklaroi se nuk është paraparë mbledhje nga Kryesia e VV-së. / 21Media

Back to top button