Zyrtarë të VV-së kanë bërë homazhe në Koshare

Zyrtarë të VV-së kanë bërë homazhe në Koshare

Në kujtim të 18-vjetorit të Betejës së Koshares, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë sot homazhe para lapidarit të dëshmorëve të kombit.

“Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëri sot homazhe për nder të betejës së Koshares e cila u zhvillua në po këtë ditë 18 vite më parë, betejë në të cilën u bë thyerja e kufirit mes shqiptarëve. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, bëhet e ditur në njoftimin e VV-së.