VV-ja kërkon pezullim të taksës në "Rrugën e Kombit"

VV-ja kërkon pezullim të taksës në “Rrugën e Kombit”

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje Agjensisë për Menaxhimin e Krizave, por edhe komunave të Kosovës, në veçanti drejtoritë për mirëqenie sociale, të vendosen në shërbim të ndihmës për krizën në Shqipëri, permes krijimit të shtabeve emergjente për krijimin e shtabeve emergjente, që të pranohen njerëzit e prekur nga termetet dhe identifikimin e nevojave tjera.

 “Ne i bëjmë thirrje Agjensisë për Menaxhimin e Krizave, por edhe komunave të Kosovës, në veçanti drejtoritë për mirëqenie sociale, të vendosen në shërbim të ndihmës për krizën në Shqipëri, permes krijimit të shtabeve emergjente, me fokus të veçantë krijimin dhe organizimin e hapësirave për pranimin e njerëzve të prekur nga termetet dhe identifikimin e nevojave tjera”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Përmes këtij njoftimi, VV-ja po ashtu ka bërë thirrje për një qëndrim zyrtar, për pezullim të traut dhe taksës në “Rrugën e Kombit” në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe transporti i ndihmave.

Lëvizja Vetëvendosje edhe gjatë ditës së djeshme ka ofruar nidhma për të prekurit nga Shqipëria.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet. /21Media