VV flet për zhvillimin ekonomik

VV flet për zhvillimin ekonomik

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes, Hekuran Murati i ftuar në “DebatPernime” në diskutimin për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik ka thënë se me qeverisjen e partisë së tij do të themelohet një bankë zhvillimore.

Murati ka treguar se si kjo bankë do të themelohet dhe si do të financohet.

Kapitali fillestar do të jetë kapital shtetërorë, kapitali i themelimit të bankës që mundet me qenë dikun rreth 50 milionë euro. Ndërsa financimi i vazhdueshëm do të jetë prej shitjes së letrave të borxhit të garantuara nga shteti. Pra, në këtë mënyrë krijohet financimi i vazhdueshëm dhe krijohen mjetet për të lëshuar kredi për zhvillim të industrive të caktuara, si fokus do të jetë bujqësia dhe industria ushqimore me synim të zëvendësimit të imporit”, ka thënë në Hekuran Murati në Debat Pernime.

Murati gjatë debatit ka treguar see kush do ta menaxhojë këtë bankë.

Kjo bankë zhvillimore do të menaxhohet nga profesionistëve. Ka praktika të mira në botë, ka edhe mërgimtarë të mirë të Kosovës, e kemi shoqatën e bankiereve të Zvicër, që janë shumë të suksesshme të cilët se kishin pasë problem me menaxhu një bankë të tillë në Kosovë”, ka thënë Murati.

Deputeti i VV-së ka thënë se kjo bankë zhvillimore mund të filloj brenda vitit të parë ose të dytë. /21Media