Vazhdojnë takimet e grupeve punuese

Vazhdojnë takimet e grupeve punuese

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, sot i vazhdojnë takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Takimi do të zhvillohet në seli të Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën më 4 nëntor, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që sot t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Nga këto zgjedhje e para doli Lëvizja Vetëvedosje, ndërsa  menjëherë pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës./21Media