VV-LDK me marrëveshje deri në fund të kësaj jave

VV e LDK optimiste për marrëveshje

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet që të arrijnë marrëveshje për koalicionin qeverisës deri në fund të kësaj jave. Këtë e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi për RTV21. Ai ka thënë se çështja e presidentit nuk është e nevojshme të përfshihet në marrëveshje.

Ndërsa, nga ana tjetër në një prononcim për RTV21, deputetja në radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami u shpreh optimiste që do të arrihet një marrëveshje edhe pse nuk foli për ndonjë datë të caktuar.

Kujtojmë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndodhet jashtë vendit.

VV beson se një takim me LDK-në do të ndodhë pas kthimit të Albin Kurtit në Kosovë.

“Kur do të takohen nuk e dijmë, por besojmë që pas kthimit të Kryetarit Kurti në Kosovë do të ketë takim mes VV-së dhe LDK-së në drejtim të arritjes së koalicionit dhe krijimit të qeverisë së re”, ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Tashmë janë bërë 2 muaj që nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe ende pa ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e institucioneve të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak 28./21Media

Back to top button