VV-LDK: Pajtohen për intensifikim të takimeve!

Mustafa: Shanset janë të mira që të arrihet marrëveshja.-Kurti: S’ka pengesë që nuk e tejkalojmë

Edhe sot përfundoi pa ndonjë marrëveshje takimi në mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa. Këto dy parti thanë se janë pajtuar që t’i intensifikojnë takimet në ditët në vijim. Para, këtij takimi krerët e këtyre dy partive u shprehën optimist se marrëveshja për bashkëqeverisje do të arrihet.(Teksti- Donika Osmani, kamera Valon Demiqi)./21Media

Back to top button