Një ditë pas takimit të krerëve të partive Kurti-Mustafa

Një ditë pas takimit të krerëve të partive Kurti-Mustafa

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të ulen sërish në tryezë për të mbyllur të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura.

Një ditë pas takimit të krerëve të partive Kurti-Mustafa, grupet punuese me profesionistë të fushës do të ulen të dakordohen edhe për ato çështje për të cilat nuk ishte arritur të kishte një konsensus.

Më herët ishte thënë se VV dhe LDK kishin rënë dakord për mbi 80% të çështjeve që ishin ngritur në tryezë.

Pas takimit të ditës së djeshme, kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se do të ketë takime intensive edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Partia me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje, e dyta LDK-ja, e treta PDK, pas PDK-së vjen koalicioni AAK-PSD, dhe pas tyre Lista Serbe. Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë përfundimisht bëhet pjesë e kuvendit të Kosovës.