VV: Në takim pati përafërim

Sot u takuan Kurti e Mustafa

Takimi i sotëm i liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përfundoi pa marrëveshje.

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë deklaruar se ka pasur përafërime drejt marrëveshjes.

“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër.”, thuhet në shkrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas takimit ishte deklaruar vetëm zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili kisthe bërë të ditur se ka lëvizje në drejtim të marrëveshjes, por nuk kishte thënë më shumë.

Takimi i radhës mes dy liderëve do të mbahet nesër./21Media

Back to top button