VV numëron 11 mangësitë e Kosovës në 11 vjetorin e shtetësisë

VV nuk uron 11 vjetorin e Pavarësisë

Në 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar 11 mangësitë, që sipas VV-së kanë ndodhur në vendin tonë.

Përmes një imazhi të postuar në facebook, VV ka deshifruar 11 të këqija të Kosovës.

“11 vjet PAVARËSI, punë, pa mirëqenie, pa shëndetësi, pa drejtësi, pa barazi, pa zhvillim, pa siguri, pa arsim, pa kulturë, pa viza, pa perspektivë”, është shkruar në imazhin e VV-së për 11 vjetorin e Pavarësisë së shtetit.

Kosova është shpallur shtet i pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e ka lexuar ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë është miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb./21Media

Back to top button