Sipas Haxhiut është i rëndësishëm mobilizimi gjithë popullor për ta ndalur Thaçin

Sipas Haxhiut është i rëndësishëm mobilizimi gjithë popullor për ta ndalur Thaçin

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se dokumenti që ka shkuar në Bruksel lidhur me Asociacionin e komunave serbe është jo kushtetues, pasi sipas tyre personat që e kanë draftuar atë marrin direktiva nga Beogradi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka deklaruar se duhet mobilizim gjithë popullor për ta ndalur presidentin Hashim Thaçi dhe veprimet e dëmshme që po i vijnë vendit nga ai.

Sipas saj, ekipi menaxhues për daftimin e statutit të asociacionit i përbërë nga katër serb është jo kushtetues dhe çfarëdo dokumenti që del nga ky grup është jo kushtetues.

Edhe pse Kuvendi i Kosovës është në pushim, Haxhiu ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes janë duke u përgatitur në terren për ta ndalur me protesta e forma të tjera presidentin Thaçi.

“Duke parë situatën aktuale ne besojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme mobilizimi gjithë popullor edhe për ta ndalur Thaçin, por edhe për t’i ndalur dëmet që po na vijnë nga ky person, prandaj këtu nuk përjashtohet as protesta ,as forma tjera që mund të‘i bëjmë edhe përbrenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndërsa, deputetja Arbërie Nagavci ka kërkuar nga institucionet e vendit që të kenë kujdes me presidentin e vendit, Hashim Thaçi që mos të veprojë njësoj me shqiptarët e Luginës së Preshevës, sikurse veproi në rastin e lapidarit për të rënët e UÇPMB-së.

Ajo tutje shtoi se Kosova më shumë se çdo herë ka nevojë për një president të ri i cili nuk iu frikësohet gjykatave.