VV paralajmëron zgjedhje të reja

Vazhdojnë mosmarrëveshjet në mes LDK-së dhe VV-së për formimin e qeverisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci sot ka paralajmëruar se mund të ketë zgjedhje të reja.

Nëse për arsyeje që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi të qytetarët”, tha ajo, duke rikujtuar se kanë dal të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndryshe, dje përmes një letre VV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti midis tjerash thotë se kërkesa për largimin e  kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.

Ndërkaq, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces.

Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera në përpjekje për të arritur koalicionin për qeverisjen e re./21Media

Back to top button