“Me 7 tetor, taksa bëhet e panevojshme”

“Me 7 tetor, taksa bëhet e panevojshme”

Taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ishte tema parësore e Debat Pernime, ku të gjithë përfaqësuesit e partive dhe koalicioneve dhanë mendimin e subjekteve të tyre mbi taksën.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për deputet Xhelal Sveçla thotë se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet, do të vendoset reciprociteti me Serbinë.

Sipas tij, me vendosjen e reciprocitetit, tarifa prej 100% bëhet e panevojshme, shkruan rtv21.tv.

“Ne e kemi përkrahë tarifën edhe pse ne mendojmë që masa e duhur është reciprociteti ekonomik, politik dhe ai diplomatik. Rrjedhimisht mirë që është marrë, por nuk mjafton. Ne si VV, kur të vijmë në pushtet me 7 tetor do të vendosim reciprocitetin dhe pastaj taksa bëhet e panevojshme”

Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si reagim ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol./21Media