Protesta është paraparë të mbahet sot në orën 18:00

Protesta është paraparë të mbahet sot në orën 18:00

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka paralajmëruar për sot një protestë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidentit të Bosnjës, Millorad Dodik në Shqipëri.

Vuçiq dhe Dodik pritet që sot të arrijnë në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin Brdo-Brione që mbahet nesër në Tiranë.

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e pasdites së sotme, e cila mbahet në orën 18:00.

“Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të ‘Vëllezërve Frashëri’, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së.