"Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!"

“Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!”

Analisti Haki Abazi iu bashkua sot Vetëvendosjes. Kjo u bë e ditur nga një postim në Facebook i liderit të VV-së, Albin Kurti, ku ndër tjerash shkroi se me Hakiun ndryshimet e domosdoshme në Kosovë do të bëhen edhe më të afërta.

“Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë. Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme. Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit. Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme.”, shkroi ai në Facebook./21Media