VV thotë se janë arrestuar dy aktivistë të saj

Vetëvendosja ka thënë se sot dy aktivistët e saj Veton Dragusha e Blerim Maqastena janë arrestuar nga policia

Ky arrestim sipas VV-së ka ndodhur për shkak se Veton Dragusha e Blerim Maqastena kanë marrë pjesë  në një protestë para disa viteve

“Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t’i arrestojë pjestarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarres në një protestë para disa viteve”, thekson VV.

Po ashtu VV ka kërkuar që të lirohen  këta aktivistët  dhe të ndalohet përndjekja e aktivistëve të saj.

“Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptasi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar. Prandaj është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje. Aktivistët duhet të lirohen menjëherë dhe përndjekja ndaj  VETËVENDOSJE!-s të ndalojë”, thekson VV./21Media

Back to top button