Pasardhësi i modelit aktual, i cili është në shitje qysh nga viti 2008, pritet të dalë edhe në versionin elektrik

Pasardhësi i modelit aktual, i cili është në shitje qysh nga viti 2008, pritet të dalë edhe në versionin elektrik

Pavarësisht llojit të ri të sistemit motorik, Volkswagen Scirocco i ri do të mbajë atribute, të cilat i ka pasur edhe në gjeneratat e kaluara – do të jetë sport coupe, me dizajn tërheqës dhe argëtues për vozitje, shkruan AutoExpress.

Prodhuesi gjerman ende nuk ka definuar të gjitha detajet, por Scirocco pritet të bazohet në platformën mekanike MEB, të konstruktuar enkas për automjete elektrike.

Ndryshe, platformën MEB do ta përdorë edhe automobili i parë elektrik i gjeneratës së ardhshme VW, I.D. hatchback në klasën Golf.

Sipas burimeve jo zyrtare, Scirocco i ri do të jetë i pranishëm në disa variante, prej të cilëve versioni bazë do të ketë elektro-motor me 170 kuaj fuqi, derisa në krye të ofertës gjendet modeli me dy agregate elektrike, me forcë të përgjithshme prej rreth 300 kuaj fuqi.