Kjo është kënga e dytë e këngëtares që mori mbi 2 miliardë klikime

Kjo është kënga e dytë e këngëtares që mori mbi 2 miliardë klikime

Këngëtarja kolumbiane, Shakira e njohur për hitet e saj të shumta, vazhdon ende të mbetet ndër më të pëlqyerat.

Edhe pse disa prej këngëve të saj ka kohë që janë lansuar, ato ende po vazhdojnë të dëgjohen e të pëlqehen, shkruan rtv21.tv

Në vitin 2010 u lansua kënga e saj  “Waka Waka (This Time For Africa)” himn i Botërorit të Futbollit 2010. Kjo këngë deri tash ka arritur 2 miliardë klikime, duke u bërë kënga e dytë e Shakirës me  2 miliardë klikime.

E para ishte “Chantaje”, bashkëpunim me Maluma, që u lansua vitin e kaluar e që tashmë ka mbi 2 miliardë klikime.

Për këtë sukses tjetër të sajin, këngëtarja i ka informuar ndjekësit e saj në Instagram, ku ka postuar edhe një video (sekuencë nga klipi), dhe ka shkruar:

“Wow, Waka Waka është videoja e dytë e Shakirës që arriti dy miliardë klikime (e para është Chantaje)! E pabesueshme. E pabesueshme!”.

Kujtojmë që në vitin 2017, Shakira ka qenë artistja më e klikuar në YouTube nga të gjitha femrat këngëtare, shkruan rtv21.tv

Vlen të përmendet se para dy muajsh, ajo dhe Maluma, dy artistët kolumbianë sollën audion e “Clandestino”, të cilës para një muaji ia bashkangjitën edhe një klip. Deri tash, kënga ka arritur 97 milionë klikime dhe po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë./21Media