Walker vizitoi Policinë e Kosovës
Qalaj i dhuroi një pllakate policore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj sot priti në një takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker.
Qalaj e njoftoi nga afër mbi angazhimet dhe aktivitetet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.
Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi drejtori Qalaj i dhuroi një pllakate policore Walker-it./21Media