Të gjithë në përkrahje të Francës

Të gjithë në përkrahje të Francës

Gjignati amerikan “Walt Disney”, i cili ka fituar miliona dollarë të ardhura nga filmi vizatimor “Kurrizo i Noter Damit” i publikuar në vitin 1996, sot ka dhuruar pesë milionë dollarë për rindërtimin e katedrales Notrë Dam në Paris, e cila është  shkatërruar nga zjarri të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Robert Iger.

Kompania Walt Disney qëndron në krahë të miqve dhe fqinjëve tanë duke ofruar mbështetjen tonë të sinqertë prej pesë milionë dollarësh për restaurimin e kësaj vepre arti të pazëvendësueshme”, ka shkruar Iger në Twiteer.

Filmi i rreth katedrales, “Kurrizo i Notrë Damit”, i ka sjellë më shumë se 300 milionë dollarë fitime “Disney”. Francës në këto ditë të vështira në ndihmë i kanë dalur thuajse e gjithë bota. /21Media