Gruaja dhe menaxherja e yllit të Interit, vazhdon t’i bëjë presion klubit për rritjen e pagës

Loading...

Gruaja dhe menaxherja e yllit të Interit, vazhdon t’i bëjë presion klubit për rritjen e pagës

Mauro Icardi ende nuk ka rinovuar kontratën me Interin, marrëveshje e të cilës i skadon më 30 qershor të vitit 2021.

Madje vazhdimi i shumëpritur mes palëve ka hyrë në një fazë kaotike prej pretendimeve ekonomike, e mbi të gjitha egos së gruas së sulmuesit, që bën gjithashtu dhe menaxheren.

Wanda Nara i komunikoi Interit se futbollisti i përfaqësuar prej saj nuk do të përkushtohej në një akord të ri, kjo pas problemeve në negociatat për rinovimin. “Shifrat për të cilat flitet nuk janë të sakta dhe ne ende nuk na ka ardhur një propozim i kënaqshëm”, tha ajo për gazetën AS.

“Nuk është logjike që Mauro të rinovojë me të njëjta kushte, pasi është në nivel tjetër”. “Gjithsesi do të ulemi të bisedojmë përsëri në javën tjetër, ndonëse duhet të them se marrëveshja mbetet shumë larg”, ka përfunduar ajo.

Për Icardin ka shprehur interesim të madh Real Madridi.