Janë zhvilluar dy ndeshje në gjysmëfinalet e konferencave të Perëndimit dhe Lindjes

Janë zhvilluar dy ndeshje në gjysmëfinalet e konferencave të Perëndimit dhe Lindjes

Në mbrëmjen e NBA buzëqeshën Golden State Warriors dhe Boston Celtics. Fitore e ngushtë për kampionët në fuqi në sfidën e parë gjysmëfinale të konferencës së Perëndimit ndaj Houston Rockets.

Një ndeshje fantastike ishte ajo e zhvilluar në Oracle Arena, ku Warriors triumfuan me katër pikë epërsi, 104-100 dhe tani udhëheqin 1-0 në seri.

Nga një krah ishte Kevin Durant ndërsa në anën tjetër James Harden, që me nga 35 pikë secili dhanë më të mirën nga vetja për të ndihmuar skuadrat e tyre.

Edhe ndeshja e dytë e kësaj përballjeje do të zhvillohet në Oakland aty ku Golden State do të kërkojë një tjetër fitore.

Ndërkohë që befasinë e vërtetë e dhuroi skuadra më e titulluar e NBA, Boston Celtics që triumfoi lehtësisht brenda në Winconsin ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 112-90.

Në Fiserv Ferum në Milwaukee skuadra Mike Budenholzer u dorëzua qysh në çerekun e tretë përballë Celtics që të udhëhequr nga ylli i tyre Kyrie Irving zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe tashmë kryesojnë 1-0 serinë. 26 pikë 11 asistime dhe 7 kërcime realizoi Irving duke rezultuar basketbollisti më i mirë mbi parket.

Vetëm në pjesën e parë rezistuan Bucks, ndërsa më pas gjithçka shkoi mbarë për skuadrën e Celtics.