Nuk kanë të ndalur kampionët në fuqi të NBA. Një tjetër ndeshje perfekte për Golden State Warriors

Nuk kanë të ndalur kampionët në fuqi të NBA. Një tjetër ndeshje perfekte për Golden State Warriors

Skuadra e trajnerit Steve Kerr ishte e pamëshirshme ndaj San Antonios edhe në AT&T Center duke marrë një fitore që e çoi në 3:0 serinë e çerekfinaleve të Perëndimit mes tyre me Warriors që tashmë janë vetëm një fitore larg kualifikimit në raundin tjetër.

Spurs nuk bënë aspak rezistencë ndaj Golden State që sërish nuk e ndjeu mungesën e Stephen Curryt, pasi Kevin Durant dhe Klay Thompson ishin të pandalshëm edhe këtë herë. Rezultati në fund shënonte, 110:97 në favor të Warriors. 26 pikë realizoi Kevin Durant ndërsa Thompson shtoi 19 pikë të tjera.

Ashtu si Warriors edhe New Orleans Pelicans është vetëm një fitore larg kualifikimit.

Në Smothie King Center e udhëhequr nga dyshja Nikola Mirotiq-Anthony Davis dhe falë një periode të parë fantastike të cilën e mbylli në avantazhin e 16 pikëve, New Orleans triumfoi me rezultatin 119:102 ndaj Portland Trail Blazzers duke e çuar në 3:0 serinë e përballjeve mes tyre.

Malazezi Mirotiq e mbyllin ndeshjen me 30 pikë ndërsa Anthony Davis me 28 dhe 11 kërcime.

Fitore e madhe dhe jo shumë e pritur Philadelphia 76-ers brenda në American Airlines Arena përballë Miami Heat.

Rezultati në fund shënonte 128:108 në favor të skuadrës nga Pensylvania. Me këtë fitore Sixers kanë epërsi prej 2:1 në seri.

Joel Embiid me 23 pikë ishte koshashënuesi më i mirë për ekipin e New Orleans, kurse Marvo Belinelli shtoi edhe 21 të tjera.

Në anën tjetër të pamjaftueshme 23 pikët e sllovenit Goran Dragiq për Miamin.