Warriors e nisin me fitore play-off-in

Golden State Warriors nuk gabojnë në ndeshjen e parë të playoffit

Ashtu edhe siç pritej, Warriors triumfuan ndaj Portland Trail Blazzers, në ndeshjen e parë të playoffit të zhvilluar në Oracle Arena.

Ndeshja mes të parit dhe të tetit të Konferencës së Perëndimit, ishte e baraspeshuar deri në çerekun e katërt, aty ku Warriors dominuan për të triumfuar në fund me rezultat 121:109.  Kevin Durant dhuroi spektakël duke realizuar 32 pikë e 10 kërcime. Ai u ndihmua edhe nga Stephen Curry që shtoi 29 të tjera.

Boston Celtics pësoi nga Chicago Bulls 102:106. 33 pikët e Isiah Thomas nuk ishin të mjaftueshme për Celtics që me këtë disfatë, humbasin përparësinë e terrenit vendas.

Spektakël dhuroi skuadra e Houston Rockets që lehtësisht fitojnë ndaj Oklahoma City Thunder 118:87. Dueli i dy kandidatëve për MVP, James Harden dhe Russell Westbrook, i takoi të parit, që e mbylli ndeshjen me 37 pikë, kurse Westbrook realizoi vetëm 22.

Fitore shënoi edhe Washington Wizards që në kryeqytetin e SHBA-ve mposhtin Atlanta Hawks 114:107.

Back to top button