Ndeshja e dytë do të luhet në Oakland

Ndeshja e dytë do të luhet në Oakland

Është zhvilluar ndeshja e parë finale në Konferencën e Perëndimit.

Golden State Warriors nuk gabojnë në duelin e parë ndaj Portland Trail Blazzers duke triumfuar me rezultat 116:94.

Të prirë nga Stephen Curry i cili realizoi 36 pikë, kampionët në fuqi të NBA dominuan takimin i cili u luajt në fushën e tyre Oracle Arena. Edhe Klay Thompson dha kontribut të madh me 26 pikë të realizuara.

Ndërkohë te Blazzers u dallua Damian Lillard me 19 pikë, por pa mundur të bënte diçka më shumë për të shmangur disfatën.

Edhe ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Oakland, pas dy ditësh.